25/11 16:24
Takimi romantik mes Panajotit dhe Melisës solli një atmosferë ndryshe këtë mbrëmje dhjetori.
Një darkë e dekoruar deri në detaje, buzë detit befasoi vajzën. Panajoti nuk mund të linte asnjë detaj këtë mbrëmje, një zjarr i ndezur, trëndafila që mbulojnë rërën, verë e fruta për të dy.
Djali nuk u kursye në dhurata dhe fjalët romantike për Melisën. “Zgjodha takimin me hënën në sfond dhe bëhen dy hëna bashkë”, i thotë me ëmbëlsi Panajoti.
Një trëndafil blu dhe shampanjë për bërë dolli në takimin e tyre të parë. Kujtojmë se ata kanë pasur një takim 4 minutësh më përpara me njëri-tjetrin.
Top Channel