Kritikat për veshjet e Mirudit në Festivalin e Fundvitit: Më kanë kërcënuar me jetë

25/12/2020 14:46

Këngëtari thotë se pas performacës në festivalin e fundvitit është kërcënuar me jetë.

Veshjet e tij janë cilësuar nga shumë persona si femërore, që çojnë në degjenerim dhe i prishin imazhin festivalit.

Mirudi tha në “Shqipëria live” se vazhdimisht e kërcënojnë me mesazhe në rrjetet sociale por kjo nuk i bën përshtypje.

Është një veshje artistike, nuk e kam bërë krejtësisht i vetëm, kam pasur stilist dhe drejtor krijues, edhe festivali ka qenë në dijeni dhe më ka mbështetur”.

I pyetur nëse këtë veshje e zgjodhi për vëmendje, Muradi tregon se ishte plotësisht i fokusuar te kënga,- “Veshjen e kam dashur ta bëj ashtu, është edhe pjesë e punës time në New York, por kënga ishte mbi të gjitha.

Sipas këngëtarit, e kanë kërcënuar dhe bullizuar njerëz që as nuk e kanë dëgjuar këngën por kanë parë vetëm foton, ndërsa kënga nga ata që ndoqën festivalin ka marrë një “feedback” shumë pozitiv.

Mirudi konkuroi në Festivalin e 59-të të këngës në RTSH me këngën “Nëse Vdes”.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel