Pas festës në familje, besimtarët krishterë në mesnatën e 24 dhjetorit, u bashkuan në Katedralen “ Shën Nëna Terezë” në Prishtinë, për meshën e lindjes së Krishtit.

Megjithëse situatë pandemie, atyre ju mundësua mbajtja e meshës me kërkesën që çdo besimtar të dezinfektohet në hyrje të katedrales, të vendosin maskën e mbajnë distancën.

Lutjet më të mëdha në këtë festë të shenjtë, padyshim ishin që pandemia të marrë fund dhe viti 2021 të nis mbarë për njerëzimin.
Falënderimet nga Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji ishin drejtuar stafit mjekësor, derisa tha se kremtimi këtë vit është më i bukur pasi do të festohet më me përshpirtëri.

Ai ftoi përgjegjësit politik dhe institucional që të rindërtojnë besimin e humbur me njëri-tjetrin.

Përveç në katedralen e Prishtinës, mesha e krishtlindjes është mbajtur edhe në kishat e tjera të vendit, nën po të njëjtat masa sigurie anti covid.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA