“Ftesë në 5” në shtëpinë e Frederik Ndocit për Krishtlindje

25/12/2020 17:38
Frederik Ndoci dhe Iris duke performuar

“Ftesë në 5″ ditën e sotme ishte ‘e ftuar’ në shtëpinë e këngëtarit shqiptar Frederik Ndocit në SHBA këtë mëngjes Krishtlindjeje.

Një ditë shumë e rëndësishme për të  gjithë besimtarët e krishterë kudo në botë, të cilët mezi e presin që të festojnë. Ketë vit ka qenë ndryshe për shkak të pandemisë së COVID dhe masave të shumta që morën shtetet për të parandaluar përhapjen.

Në shtëpinë e këngëtarit mungojnë dy motrat Rita dhe Juli, të cilat jetojnë në Gjermani dhe nuk kanë mundur që të udhëtojnë në këtë kohë të pazakontë dhe i vetmi komunikim është skype.

Ndoci ka dhënë një shfaqje të mrekullueshme bashkë me Irisin në Florida duke na sjellë një atmosferë Krishtlindjeje plot tinguj e ndjenjë.

 

Top Channel