Festivali i 59-të i këngës në RTSH/ Miron Kotani: Nuk kishte aspak transparencë, nuk e dimë kush na përzgjodhi

25/12/2020 15:21

Kritikat për festivalin e fundvitit dhe kundërshtimet për fituesin janë bërë të zakonshme tashmë pas përfundimit të tij. Disa nga këngëtarët pjesëmarrës akuzojnë organizatorët për mungesë transparence dhe kushte të këqija.

Sipas muzikantit Miron Kotani,  organizatorët e festivalit nuk ishin aspak transparentë. “Ne nuk e morëm vesh kush na zgjodhi që të ishim pjesë e festivalit. Nuk e njihnim jurinë”. Sipas tij një fillim u tha se do të kishte 16 finalistë por më pas në finale shkuan 18 këngë.

Sardi Strugaj deklaroi në një diskutim për “Shqipëria live”, se Mironi dhe disa këngëtarë të tjerë donin të dinin kush ishte juria për ti korruptuar por për këtë reagoi Mironi: “Nuk pyeta për jurinë që të flisja me ta, doja thjesht të dija a ishin gjatë momentit që këndova sepse unë nuk pashë asnjë aty. Kush do të më gjykonte?

Ndërkohë, “shumë torturuese” e ka konsideruar Klinton Çollaku organizimin e festivalit. Sipas tij realizimi në ambjnte të jashtme dhe në të ftohtë ishte shumë e vështirë. Ai hedh akuza se nuk janë përdorur sa duhet ngrohëse dhe këndimi live ishte sfidues.

Nga ana tjetër, këngëtarja Evi Reçi dhe fituesi i çmimit të dytë, Sardi Strugaj nuk e konsiderojnë të arsyeshme të ngrenë akuza të tilla. “E mira është që festivali u bë, pavarësisht kushteve të vështira organizatorët kanë bërë një punë të madhe. Pavarësisht ftohtit ia dolëm më së miri”– thotë Evi Reçi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA