24/05 15:52
Manchester City humbet për të paktën javë shërbimet e Gabriel Jesus dhe Kyle Walker.
Dy futbollistët sëbashku me dy antarë të stafit teknik kanë rezultuar pozitiv me koronavirus dhe do të qëndrojë në izolim për 14 ditë. Sulmuesi brazilian dhe sulmuesi anglez humbasin kështu kalendarin e ngjeshur që do të ketë Manchester City në këtë fund viti ku do të luajë çdo 2-3 ditë.
Shtohen në ktë mënyrë dhimbjet e kokës për Pep Guardiolës që duhet të rikuperojë terren në renditje ndaj Liverpoolit kryesues por duhet ta bëjë këtë pa dy elementë të rëndësishëm duke filluar që nga ndeshja e radhës ndaj Newcastle United që do të luhet të shtunën në mbrëmje.
Top Channel