Lajmi i fundit
GJKKO pranon kërkesën SPAK për thirrjen e 71 dëshmitarëve për çështjen Gërdeci
GJKKO rrëzon kërkesën e Fatmir Mediut për thirrjen e ushtarakëve të huaj si dëshmitarë për çështjen Gërdeci
Dosja "Gërdeci", GJKKO pranon të thirren si dëshmitarë Shkelzen Berisha dhe Aldo Bumçi

Disa ditë më parë, për të dytin vit radhazi, kryeqyteti i Lituanisë, Vilnius është zgjedhur qyteti me pemën e Krishtlindjes më të bukur në Evropë, duke lënë prapa Pragën dhe qytetet e tjera.

Vizualisht, pema e Krishtlindjes duket si një imazh surreal, një kompozicion modern i lartë 24 metra.

Është rrethuar nga 6.000 degë të gjalla dhe aromatike të zbukuruara me pothuajse 4 km drita të Krishtlindjes që ndryshojnë ngjyrat, 800 dekorime argjendi dhe 150 metra katrorë pasqyra.

Instalimi më modern në të vërtetë është i dyfishtë: vendosja hapësinore e strukturave metalike krijon disa sipërfaqe të zbukuruara me pasqyra, ndërsa pjesa e brendshme është bërë që të duket komode, si shtëpi me një pemë të Krishtlindjeve të gjallë të zbukuruar me boça pishash dhe fenerë.

Pemët e Vitit të Ri nga Vilnius janë bërë të njohura falë temave të tyre origjinale, dekorimeve unike dhe atmosferës magjike që evokojnë.

Thuhet se Pema e Krishtlindjeve e Vilniusit është aq e ndritshme sa është e dukshme me sy të lirë për të gjithë që fluturojnë mbi kryeqytetin e Lituanisë. Pema e Krishtlindjeve e Vilniusit do të kënaqë vizitorët deri më 7 janar 2021.

Top Channel