“Po që ke bërë trup ti…”/ Ana ngacmon Fatjonin: Zakonisht të veshin apo të zhveshin femrat?

24/12/2020 18:35

Ditën e sotme në “Për’Puthen” u transmetua një takim tepër romantik midis Anës dhe Fatjonit.

Një kuti me çokollata dhe dy trëndafila që simbolizojnë dashurinë dhe mirësinë, ishte kjo dhurata e Fatjonit për Anën. Gjithashtu edhe një shishe vere e shoqëruar me një tjetër trëndafil, për të cilën Fatjoni u shpreh se do donte të hapej në momentin që do të lindte diçka mes tyre.

Nuk kanë munguar as ngacmimet me fjalë mes tyre.

Ana: Zakonisht të veshin apo të zhveshin femrat

Fatjoni: Unë mendoj se edhe vishem edhe zhvishem

Ana: Kjo veshje do të shkojë shumë, mundësisht me një kollare deri në fyt

Fatjoni: Të pëlqen deri në fyt ë?

Ana: Po që ke bërë trup ti

Top Channel