Melisa xhelozon: E mban mend ca më ke thënë për ledhatimet? Fatjoni: Unë në mullarë nuk kam vajtur!

24/12/2020 18:44

Një kuti me çokollata dhe trëndafila që simbolizojnë dashurinë dhe mirësinë, ishte kjo dhurata e Fatjonit për Anën, në takimin e sotëm. Gjithashtu edhe një shishe vere e shoqëruar me një tjetër trëndafil, për të cilën Fatjoni u shpreh se do donte të hapej në momentin që do të lindte diçka mes tyre.

Menjëherë pas pjesës së parë kanë “plasur” debatet në studio. Melisa duket se është tepër xheloze pas gjithë këtij takimi ky dyshja shfaqen tepër të afruar, ndryshe nga takimi i tyre i parë.

Melisa: E kishe dashuri me takim të parë?

Fatjoni: Është respekti mbi të gjitha.

Fatjoni: Unë nuk jam i përputhur me ty dhe të bëra diçka të padrejtë. Derisa jeni të 4 gocat këtu do dal me të 4. Dua ti fitoj zemrën atij personi që është për mua. Ti dole me një mashkull tjetër. Ti do shohësh më të mirën për veten tënde. Unë për vete.

Melisa: E mban mend ca më ke thënë? Për ledhatimet, kujdes si sillesh në takime.

Fatjoni: Unë në mullarë nuk kam vajtur.

FOTO GALERI
1/14

Top Channel