Krijimtari në kohë pandemie/ Shumë vepra u shkruan, ndërkohë leximi mori rëndësi gjatë izolimit

24/12/2020 19:57

Letërsia dhe kujtesa janë dy elementë të pandashëm nga njëri tjetri. këtë vit kemi shumë për të dëshmuar. Një vit pandemik, ashtu sikurse prej një shekulli bota nuk e kishte përjetuar.

Por, si është pasqyruar kjo në letërsinë e 2020? Nga autorët e konsoliduar dhe ata të rinj. Dhe a ka mundur letërsia të sfidojë pandeminë?
Shumë autorë në Shqipëri dhe në botë e kanë lidhur krijimtarinë e këtij viti me pandeminë, duke dashur të kuptojnë filozofinë e të keqes. Në fillim ngritën pikëpyetjen se çfarë ishte kjo që kishte pushtuar njerëzimin? Me realitetin dhe trillimin e fantazisë së tyre ata sollën historitë e reja nëpërmjet letërsisë së një viti pandemie.

Alda Bardhyli: Kujtoj këtu vëllimin me tregime Bella Ciao të Vera Bekteshit, i cili tashmë është në duart e lexuesit. Kemi rikthimin e Fatos Kongolit , një autori të konsoliduar, i cili kërkon të shpjegojë përmes librit “Stinë Pandemie”, mënyrën se si njeriu shqiptar u përball me këtë virus të rrezikshëm”.
Gjatë këtij viti rëndësi të madhe mori sidomos leximi online. Temat mbizotëruese mbetën gjithmonë ato që preknin pandeminë dhe kjo e fundit ishte ngacmuese si subjekt për shumë autorë.

Në letërsinë shqipe u shfaqën të paktën edhe katër autorë të rinj që botuan librat e tyre të karantinës.
A ka mundur letërsia ta sfidojë pandeminë?

“Letërsia do të ketë gjithmonë mjetet e saj që janë as[ak të ngjashme me mjetet e arteve të tjera. Rritja e teknologjisë apo globalizmit ka arritur të tregojë që mjetet e saj do të jenë gjithmonë të fuqishme dhe do të jenë ato që do ta çojnë njerëzimin përpara”.

2020 ishte një vit ideal për t’ju rikthyer leximit. Ky i fundit shepsh herë balancoi momentet e vështira nëpër të cilat kaluam. Aq sa leximi u shndërrua si edhe në një moment joshjeje.

Top Channel