Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, hodhi poshtë spekulimet se sulmuesi egjiptian, Mohamed Salah, është i pakënaqur të “The Reds”. Në një intervistë për një gazetë spanjolle Salah i citua të kishte thënë se ishte i zhgënjyer që nuk ishte kapiten i skuadrës.
“Salah i pakënaqur? Jo, ai është në humor të mirë. Ju duhet ta kishit parë atë sot në stërvitje, nuk kam fotografi për t’jua treguar, por ai po argëtohej shumë. Mo po kalon një periudhë të mirë dhe forma e tij është e shkëlqyer, kjo është gjëja më e rëndësishme për mua. Gjithçka tjetër është “prodhim” i shtypit, por në të vërtetë nuk ka asgjë mes nesh”.
Kuqezinjtë janë në krye të renditjes dhe synojnë ta mbyllin vitin në këtë pozicion:
“Nëse jeni i pari në Krishtlindje, pa dyshim që nuk do të thotë se jeni kampion në maj. Ne nuk jemi as në gjysmë të sezonit, por kjo është diçka e mirë për ne”.
Top Channel