Karantinë kush mbërrin/ Nju Jorku ashpërson masat për udhëtarët

24/12/2020 11:05

Qyteti i Nju Jorkut paraqiti rregulla të forta karantine për udhëtarët ndërkombëtarë, pas varianteve të reja të koronavirusit, të identifikuara në Mbretërinë e Bashkuar.

Kryetari i bashkisë së qytetit, Bill de Blasio tha se të gjitha vizitorët do të urdhërohen që të qëndrojnë për 14 ditë në adresën që do të ofrojnë në mbërritje. Ai tha se çdo person që shkon atje nga Mbretëria e Bashkuar do të vizitohet nga zëvendësit e sherifit të qytetit për t’u siguruar se respektojnë rregullat. Individët që shkelin rregullat do të dënohen me 1,000 dollarë në ditë, paralajmëroi de Blasio.

Rreth 18.4 milionë raste me koronavirus dhe më shumë se 326,000 viktima janë regjistruar në gjithë Shtetet e Bashkuara, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, prej kur ka shpërthyer pandemia. Qyteti i Nju Jorkut ka qenë epiqendra e shpërthimit të koronavirusit në SHBA më herët gjatë këtij viti dhe është kthyer në një prej vendeve të prekura më së keqi nga ky virus brenda territorit amerikan.

Përmes një deklarate, de Blasio ka thënë se të gjithë udhëtarët ndërkombëtarë duhet të ofrojnë detajet e tyre të kontaktit.Dhjetëra shtete – duke përfshirë gati të gjitha vendet e Bashkimit Evropian kanë vënë ndalesa në udhëtimet nga Mbretëria e Bashkuar, ndërkohë që qeveria atje synon të luftojë koronavirusin, në kohën e Festës së Krishtlindjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA