E reja vdes nga gjakderdhja pasi i njohuri ‘online’ e pret me xham në takimin e parë

24/12/2020 19:08

**Kujdes, përmbajtje e rëndë!** Ceyda Yuksel ka vdekur pasi krahu i saj thuajse ishte prerë me një xham të thyer, në Izmir, Turqi/ Serkan Dindar, të cilin ajo e njohu në mediat sociale, akuzohet për vrasjen e saj.

Një grua ka vdekur nga gjakderdhja kur një burrë besohet se thuajse i preu krahun me një xham të thyer, në takimin e tyre të parë.

Dyshja besohet se ishin njohur vetëm disa ditë më parë në rrjetet sociale. Ngjarja u zbulua nga policia që u thirr nga fqinjët pas zhurmave të ulërimave dhe xhamave të thyer në apartamentin e 38 vjeçarit Serkan Dindar, saldator në qytetin e Izmir.

28 vjeçarja Ceyda Yuksel, u gjet e vdekur brenda apartamentit dhe Dindar akuzohet për vrasjen e saj, pasi ishte intoksikuar nga alkooli.

Autoritetet thonin se krahu i djathtë i Ceyda thuajse ishte prerë, dhe në trup kishte të tjera prerje xhami.

Trupi i saj u dërgua në morgun e mjekësisë ligjore të Izmir.

Mediat vendase thonin se Ceyda ishte njohur me Dindar dy ditë më parë në mediat sociale dhe se kishte udhëtuar drejt Izmir nga qyteti i Samsun, që është më shumë se 1,000km larg.

Prokurorët rekomanduan në gjykatë dënim me 24 vjet burg për vrasje me dashje.

Dindar mohon se ka vrarë Ceyda, duke thënë: “Isha në kopsht kur ndodhi incidenti. Dëgjova Ceyda që bërtiti dhe zhurmën e xhamit të thyer. Kur hyra brenda e pashë të mbuluar me gjak dhe menjëherë thirra shërbimet e emergjencës.”

Ai shtonte më tej: “Unë e ftova në shtëpi. Patëm një debat atë ditë. Isha i pirë, nuk e mbaj mend për çfarë debatuam, por nuk e kam lënduar”.

Nëna e Ceyda-s, Filiz Demiral tha: “Bija ime ishte plot jetë. Ajo nuk ka vrarë veten. Besoj se i akuzuari ka dashur ta ngacmojë seksualisht dhe bija ime nuk e ka lejuar”.

Gjyqi dhe hetimet vazhdojne.

FOTO GALERI
4/4
Dindar mohon se ka vrarë Ceyda

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA