26/11 10:30
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka takuar sot ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi.
Ajo thotë se se është hap i mirë që ministri ka urdhëruar nisjen e hetimeve për trajtimin e protestuesve nga policia.
Ambasadorja thotë se e drejta për të protestuar paqësisht duhet të respektohet.
Postimi
U takova me ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi . Më vjen mirë të dëgjoj se ka urdhëruar të nisin hetimet për trajtimin e protestuesve.
E drejta për të protestuar paqësisht duhet të respektohet.
Gjithashtu diskutuam dhe rolin e ministrisë së brendshme në zgjedhje.
Top Channel