Varianti i ri muntant i koronavirusit shkakton alarm në Afrikën e Jugut

23/12/2020 19:23

Varianti i ri i koronavirusit i shpallur sot nga Anglia i lidhur me Afriken e Jugut, besohet se është më infektues dhe prek më shumë të rinjtë.

Tashmë raportime nga Afrika e Jugut thonë se koronavirusi me mutacion, i njohur si 501.V2, besohet se është më i transmetueshëm mes njerëzve.

Kreu i komisionit të mjekëve në Afrikën e Jugut, Prof Salim Abdool Karim, tha se virusi i ri po përhapet më shpejt se ai në valën e parë.

Ngarkesa e madhe virale e variantit të ri është zbuluar në testet e tamponëve të hundës së pacientëve.

Ministri i shëndetësisë së Afrikës së Jugut, Dr Zweli Mkhize tha se doktorët kanë tashmë “prova rrethanore” se “një pjesë e madhe e pacientëve të rinj në moshë, pa sëmundje të tjera, ishin sëmurur nga varianti i ri”.

Ndërsa Dr John Nkengasong, dreëjtor i qendrës afrikane të mjekimeve dhe barnave, tha për britaniken Daily Telegraph: “Ne nuk kemi ende të dhëna të mjaftueshme për të thënë me siguri se varianti i ri është më shumë infektues për fëmijët ose të rinjtë”.

Ministri britanik i shëndetësisë Matt Hancock njoftoi sot për herë të parë se në vend janë identifikuar njerëz me variantin e ri 501.V2.

Hancock tha: “Po vendosim kufizime të menjëhershme në udhëtimet me Afrikën e Jugut. Gjithashtu qeveria i kërkon kujtdo që ka qenë në Afrikën gjatë dy javëve të fundit apo ka qenë në kontakt me njerëz që kanë qenë në Afrikën e Jugut, të karantinohen menjëherë”.

FOTO GALERI
2/4
Raportimet per te erdhen nag Afrika e Jugut

Top Channel