Transportonte lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme, procedohet penalisht i riu në Lezhë

23/12/2020 11:04

Një 38-vjeçar nga Kurbini është proceduar penalisht, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, janë konstatuar lëndë drusore të prera në mënyrë të paligjshme.

Njësisë Operacionale për Autostradën Milot-Morinë, kanë konstatuar dhe ndaluar në Skuraj, Kurbin, një mjet tip kamionçinë që transportonte lëndë drusore.

Gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se drejtuesi i mjetit, shtetasi S.R., po transportonte lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme.

Njoftimi i policisë:

DVP Lezhë

Vijon zbatimi i planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.

Bllokohet nga Policia, 1 automjet që transportonte lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme.

Procedohet penalisht drejtuesi i mjetit që po transportonte lëndën drusore.

Në kuadër të bashkëpunimit me strukturat e DVP Lezhë dhe në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, shërbimet e Njësisë Operacionale për Autostradën Milot-Morinë, kanë konstatuar dhe ndaluar në Skuraj, Kurbin, një mjet tip kamionçinë që transportonte lëndë drusore.

Gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se drejtuesi i mjetit, shtetasi S.R., po transportonte lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Parandalimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin, kanë proceduar penalisht shtetasin S.R., 38 vjeç, banues në Kurbin.

Materialet në ngarkim të tij janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA