Shkrimet e Albatros Rexhaj, kopjohen nga të tjerët, shkrimtari: Do t’i çoj të gjithë në gjyq!  

23/12/2020 14:46

Shkrimtari tha për “Shqipëria live” se do të hapë procese gjyqësore ndaj disa faqeve të mëdha në rrjetet sociale që ia vjedhin shkrimet dhe i postojnë me autorësi tjetër.

Vjedhja e krijimeve dhe shkelja e të drejtës së autorit bëhet gjithnjë e më e pranishme me përdorimin në masë të rrjeteve sociale. Shkrimtari Rexhaj “ka rënë pre” e fenomenit, teksa pjesë të librave të tij i postojnë pa emër ose më emra të tjerë. Këtë e cilëson si cënim të dinjitetit dhe nëpërmjet gjyqit, sipas tij kërkon të vendoset dinjiteti.-“Janë disa faqe të mëdha, me shumë ndjekës që kopjojnë shkrimet, unë kam paguar një avokat, deri tani janë identifikuar 7 apo 8, do bëj verifikime më tej dhe do ti hedh në gjyq”.

Në disa raste, shkrimet e tij iu janë atribuar shkrimtarëve të mëdhenj si Ismail Kadare. Sipas Rexhaj kjo vjen nga padija e madhe, nuk njohin letërsinë shqiptare por vjen dhe nga dashakeqësia.

Ai shton se ka kontaktuar me këto faqe por nuk kanë reaguar, madje nuk kanë kërkuar as ndjesë.

Top Channel