Inter mundi 2-1 Veronën dhe u ngjit përkohësisht në krye të renditjes vend të cilin e mbajti pak orë, pas impenjimit të rivalëve të një qyteti ndaj Lacios.

Pas një pjese të parë në transfertën e vështirë, zikaltërit zhbllokuan garën me një kthesë të bukur të Lautaros, pas një asisti nga Hakimi. Verona gjeti rrugën e barazimit me Iliçiç, duke u favorizuar gjithashtu nga një gabim i portierit Handanoviç, por Inter u përgjigj shpejt, dhe rrjeta e Shkriniar në zhvillimet e një goditjeje këndore, vendosi 3 pikët në favor të miqve.

Milan kishte shansin që të ruante hierarkinë e Serisë A, por e mori kreun në një mënyrë dramatike në suksesin 3-2 ndaj Lacios. Ekipi i trajnerit Pioli u duk në rrugë të mbarë në sfidën në shtëpi ndaj Lacios, por avantazhi komod i kuqezinjve që u krijua shpejt, u venit në të njëjtën mënyrë.

Rebiç prishi ekuilibrat me një gol me kokë ndërsa turku Çallhanollu shtoi nëj tjetër nga pika e bardhë e penalltisë në ndeshjen që u duk se do rivendoste Milan në krye. Por Lacio arriti të barazonte me Luis Alberton dhe Çiro Imobile, edhe pse shifrat finale nuk mbetën të tilla në San Siro. Rrjeta fitimtare e Milanit erdhi në kohën shtesë nga Hernandez, pikërisht atëherë kur askush nuk e priste.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA