Bashkimi Evropian miratoi një pagesë prej më shumë se 24 milionë eurosh si ndihmë për Kosovën dhe zbutjen e ndikimit të pandemisë së koronavirusit.

Një pjesë e fondeve do të përdoren gjithashtu për të mbështetur modernizimin e administratës si dhe për të forcuar menaxhimin e financave publike. Në një deklarate të Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, thuhet BE-ja do të vazhdojë mbështetjen e Kosovës me fondet aq të nevojshme për të zbutur ndikimin socio-ekonomik të krizës së COVID-19 mbi popullsinë dhe bizneset vendase.

Deklarata citon komisionerin e Fqinjësinë dhe Zgjerimit, Oliver Varhelyi të pohojë se “përmes këtyre pagesave të mbështetjes buxhetore, ne ndihmojmë Kosovën për t’ia dalë mbanë vështirësive financiare me të cilat përballen në këtë situatë të vështirë”.

Ekonomia e Kosovës është goditur rëndë nga pandemia e koronavirusit. Të martën, guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, theksoi se rënia ekonomike pritet të jetë në masën 7.2 përqind, e kjo paraqet goditjen më të rëndë që ekonomia e Kosovës ka pësuar në 20 vitet e fundit.

Top Channel