Një variant i ri i Covid-19 i shfaqur në Britaninë e Madhe ka tronditur botën duke bërë që vendet e BE-së të ndalin udhëtimet me Britaninë e Madhe.
Kjo është tema e diskutimit në Open në Top Channel ku të ftuar janë mjekë e specialist të shëndetësisë. Doktori i njohur Andi Koraqi tha se ky virus ka 29 ndryshime në strukturën e tij, por nuk ka akoma shumë informacion rreth ndryshimeve.
“Ka 29 ndryshime në strukturën e tij. Koronavirusi është i prirur të bëjë 2 deri në 4 viruse, ndërsa ky motacion ka kaluar pritshmëritë. Nuk ka akoma shumë informacion. Pyetja është nëse mutacioni i ri ka ndryshuar strukturën. Nëse ka ndryshuar strukturën, pra fytyrën nuk kemi më virusin e Wuhanit por një virus të ri. Nëse kemi një virus të ri atëherë do të thotë se antitrupat që janë krijuar te personat që kanë kanë kaluar Covid-19 nuk e njohin si virus. Kjo do bënte që as vaksina të mos kishte efekt”, tha ai.
Top Channel