24/05 15:52
Te Napoli ai ndihet i huaj në shtëpi. Në qershor i përfundon kontrata me napolitanët dhe është i lirë të zgjedhë skuadrëm që dëshiron, por Juventusi synon ta marrë që në janar.
De Laurentiis ka shansin për të arkëtuar një shumë të mirë nga shitja e kartonit të sulmuesit, por presidenti i Napolit, për momentin, nuk dëshiron të pranojë oferta poshtë 18 milionë euro.
Është shumë e mundshme që, në fund, të arrihet marrëveshja për një shifër afër 10 milionë euro. Një marrëveshje që mund të kënaqë të gjitha palët, përfshirë Arkadiusz Milik, i cili pritet të nënshkruajë me bardhezinjtë kontratë me vlerë 4 milion në vit plus bonuset.
Top Channel