“Më detyruan”/ Gruaja kineze refuzon akuzat serisë së vrasjeve e grabitjeve me partnerin (Fotot)

23/12/2020 15:52

Një grua kineze e akuzuar për vrasjen e shtatë njerëzve përfshi dhe një fëmijë 3-vjeçar u deklarua sot në gjyq e pafajshme duke thënë se e kishin detyruar të kryente krimet.

Në gjyqin dy-ditor të 46 vjeçares Lao Rongzhi, e akuzuara tha se pranonte akuzat e pengmarrjes e grabitjes, duke thënë se viktimat ishin vrarë nga i dashuri i saj, bashkëpunëtor në krim, Fa Ziying, sipas dokumenteve të publikuara të gjykatës.

“Isha vetëm 21 vjeç… isha e trazuar,” citohet të kishte thënë Lao. “Isha e detyruar nga Fa dhe nuk largohesha dot nga frika se do të lëndonte familjen time”.

Fa është gjykuar dhe ekzekutuar në vitin 1999 pasi u kap në shtëpinë e një viktime në Hefei, provinca e Anhui, teksa tentonte të merrte shpërblesën e shantazhit.

Ndërsa Lao kishte qëndruar në arrati derisa u kap nëntorin e vitit të shkuar në qytetin e Xiamen.

Prokurorët tashmë pretendojnë se Lao është njëlloj përgjegjëse për krimet.

 “Lao e Fa kishin ndarje të qarta të detyrave për krimet e tyre, ku Lao luante rolin e rëndësishëm të gjetjes së viktimave në bare, duke i joshur ata në apartamentet e marra me qera, ku më pas lidheshin e kërcënoheshin. Lao e Fa kanë kryer serinë e krimeve së bashku”, thanë prokurorët.

Si provë për akuzat prokurorët sollën dëshminë e re të Liu Hua, e cila u mor peng dhe u grabit nga çifti në 1998.

Liu, nga Changzhou, nuk dëshmoi në gjyqin e të ekzekutuarit Fa dy dekada më parë.

Liu tha se njohur Lao në një bar dhe ajo e joshi në apartamentin e saj, ku ai u bragit dhe u qëllua me thikë.

Ai më pas mori në telefon gruan e tij për të sjellë shpërblesën e shantazhit prej 70,000 huan (8700 euro), por kur erdhi, edhe gruaja e tij u lidh nga pengmarrësit. Grabitesit i kishin kursyer jeten ciftit ne fjale.

Juria e gjyqit pritet të japë së shpejti verdiktin për Lao.

FOTO GALERI
1/4
Fa Ziying është gjykuar dhe ekzekutuar në vitin 1999

Top Channel