24/05 15:52
Në kampionatin spanjoll të futbollit, Reali i Madridit iu bashkua Atletikos në vendin e parë me 32 pikë, kjo falë suksesit të pastër ndaj Granadës 2-0.
Galaktikët prevaluan me dy gola në fraksionin e dytë, fillimisht me brazilianin Kasemiro e më pas në kohën shtesë me rrjetën e francezit Benzema.
Merenges tani janë me pikë të barabarta, por kanë dy ndeshje më shumë se rivalët e qytetit, Atletiko Madrid.
Top Channel