Kreu i Komisionit të Ligjeve: Gjykata Kushtetuese nuk duhet të vlerësohet nga emrat, por nga vendimet që do marrë

23/12/2020 17:30
Kreu i Komisionit Parlamentar të Ligjeve, Ulsi Manja

Kreu i Komisionit Parlamentar të Ligjeve, Ulsi Manja ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin e pasdites Top talk të drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja.

Ndërsa ngritja e Gjykatës Kushtetuese është në luftë me kohën pasi pritet të nisë në fund të këtij viti, Manja tha se ajo do të vlerësohet nga vendimet që do të marrë dhe jo nga emrat.

“Po të marrim Gjykatën kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë përpara reformës në sistemin e drejtësisë kemi pasur formula të ndryshme nga sot për plotësimin e vakancave. Në Gjykatën Kushtetuese ligji i ri ka krijuar një proces të baraslarguar nga Kushtetuta. Formula e garanton këtë baraslargim, por le të presim se si do të funksionojë Gjykata Kushtetuese. Dëshiroj të them se pavarësisht se si janë zgjedhur ato gjyqtarë do të duhet të tregojnë se  kanë vendimmarrje të pavarur ashtu sic është kushtetuta”, tha Manja.

Manja theksoi anëtarët e saj do të kenë një përgjegjësi shumë të madhe pasi janë janë garantët e interpretimit të normës kushtetuese.

“Nuk dua ta paragjykoj sot formatin dhe cilësinë e kësaj Gjykate Kushtetuese por duhen pritur vendime që do të prodhojë kjo gjykatë. Por do të shikojmë vendimet dhe produktet dhe shqiptarët do të vlerësojmë nëse është apo jo ajo gjykatë kushtetuese. Sido që të jetë anëtarët kanë mbi shpatulla një përgjegjësi shumë të madhe, nga pikëpamja e ligjit ata janë garantët e interpretimit të normës kushtetuese, në instancë të fundit ka përgjegjësi të madha para shqiptarëve që të vendosë norma në përputhje me ligjin. Nëse do të më pyesin për arsyet se përse zgjati kaq shumë. Dua të ndalem në një stacion, opinion i komisionit  të Venecias lidhur me situatën e Gjykatës Kushtetuese i hapi rrugë bashkëpunimit të kuvendit e KED dhe KED e presidentit. Secili nga institucionet që janë përfshirë në Gjykatën Kushtetuese kanë një raport kushtetues dhe ligjor e duhet të plotësojnë detyrat që u ngarkonte kushtetuta, KED e bëri punën e saj tashmë është radha e presidentit, jam i bindur  që po të kishte pasur një lloj bashkëpunimi mes KED qoftë kuvendi dhe presidenti do ta kishin arritur më parë. Për shkak të kushteve dhe kritereve numri i burimeve ligjore ishte i kufizuar. Tjetër ishte mosbesimi mes palëve unë e kam thënë kur ka vullnet politik dhe besim mes palëve gjërat ecin përpara”, tha Manja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA