Juventusi pësoi humbjen e parë në këtë sezon të Serisë A 0-3 përballë Fiorentinës në “Allianz”, stadium ku për herë të fundit kishte dështuar të merrte pikë në kampionat në sfidën përmbyllëse të sezonit të kaluar kundër Romës (1-3). Disfatë e rëndë për “Zonjën e Vjetër”, që tashmë lë Milanin si skuadrën e vetme pa humbje në jo vetëm në Serinë A por edhë në të gjitha ligat kryesore në Europë.

Kjo disfatë duket tepër e rëndë sa u përket shifrave, po u kushtëzua sidomos nga ndëshkimi më karton të kuq i Cuadrados në minutën e 18-të, kur skuadra vjollcë kryesonte me gol (3’) të Vlahovicit me asist të francezit Ribery, dy lojtarët të cilëve u druhej më shumë Pirlo në konferencën për shtyp para ndeshjes.

Në inferioritet numerik në gjatë pjesës dërrmuese të sfidës, bardhezinjtë u munduan të paktën të shmangnin humbjen, por morën një tjetër goditje në minutën e 76-të, kur Alex Sandri realizoi autogol. Vetëm 5 minuta më vonë Caceres shënoi të tretin për ekipin vjollcë, që me këtë sukses shumë të rëndësishëm I largohet disi zonës së ftohtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA