24/05 15:52
Atletico e Madridit “fluturon” e vetme në krye të renditjes së LaLigas. “Los Colchoneros”, që kanë zhvilluar madje një ndeshje më pak se rivalët, mposhtën 0-2 në kuadër të javës së 14-të Real Sociedadin, duke u konfirmuar kandidatë kryesorë për titullin kampion.
Pas një pjese të parë përgjithësisht të ekulibruar, takimi u zhbllokua në fillim të fraksionit të dytë nga Hermoso, pas bashkëpunimit me Carrascon. Vetëm çerek ore më vonë, Llorente realizoi golin e 0-2, që vulosi suksesin përfundimtar të skuadrës së Simeones. Atletico tani kryeson me 32 pikë, tri më shumë se Real Madridi.
Ndërkohë sfida mes Huescas dhe Levantes u mbyll pa fitues, 1-1.
Top Channel