Vrasësi skizofren shqiptar i ka shpëtuar dëbimit nga Anglia për në Shqipëri, kjo pasi sipas një gjykatësi ai mund të dëmtojë persona të tjerë në atdheun e tij.
Astrit Mija vrau shokun e tij të dhomës, Arben Basha në vitin 2003 vetëm 4 vite pasi kishte mbërritur në Britaninë e Madhe. Mija kishte mashtruar autoritetet britanike duke u regjistruar si refugjat kosovar.
Për vrasjen e kryer, Mija ka bërë 17 vite burg. Në një situatë normale ai do të deportohej në Shqipëri pasi të kishte përfunduar dënimin. Por një gjykatës i emigracionit vendosi kundër deportimit të Mijës pasi ai mund të ishte i rrezikshëm për të tjerët pavarësisht kujdesit falas psikiatrik në spitalet shqiptare.
Gjykatësja Anna-Rose Landes tha se Mija nuk kishte mbështetjen e familjes në Shqipëri ç’ka do të bënte që ai të mos merrte ilaçet e nevojshme. Diçka e tillë do ta bënte atë të rrezikshëm për veten dhe të tjerët.
Top Channel