Epidemia e Ebolës në Kongo: Mbi 250 të vdekur nga një total prej 1 mijë rastesh të konfirmuara 22/06 21:30
Në shtetin e Afrikës Lindore, Eritre, është regjistruar rasti i parë i vdekjes i shkaktuar nga koronavirus bëri të ditur Ministria e Informacionit e këtij vendi.
“Ka vdekur një pacient i moshës 50-vjeçare i cili ka qenë në kurim nga COVID-19 në spitalin në Decamere”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Në këtë vend deri më tani janë regjistruar gjithsej 832 raste të infektimit ndërsa janë kuruar 599 prej tyre.
Sipas të dhënave nga viti 2020, popullata e Eritresë numëron më shumë se 6.08 milionë.
Top Channel