Wake Up/ Tritan Shehu rrëfen masat që duhet të marrin njerëzit për mutacionin e SARSCoV2

22/12/2020 12:04
Tritan Shehu

Tritan Shehu, ish-ministër i Shëndetësisë, ishte i ftuar në emisionin “Wake Up”, ku foli për mutacionin e SARSCoV2 dhe masat që duhet të marrin njerëzit.

Ai tha se me daljen e këtij virusi të mutacionit duhet vaksinimi masiv i popullsisë dhe të marrin të gjithë njerëzit masat mbrojtëse duke bërë teste dhe duke u izoluar.

“Nuk është se kemi një virus të ri, por diçka tjetër ekzistues që është virusi që e shkakton këtë epidemi, kemi një mutacion të ri i cili manifestohet në një element kryesor në atë që transmetueshmëria e virusit dhe shpejtësia e përhapjes së pandemisë thuhet se është 70% më e lartë se në vendin që lindi. Nuk duket se ka rritje të agresivitetit të virusit ndaj njeriut, pra nuk është se pasojat e virusit tek njeriu janë më të larta dhe duket që nuk preket veprimi i vaksinës në luftën kundër këtij virusi dhe kjo ka një rëndësi të madhe sepse përhapet pandemia më shpejt dhe mbingarkesa e sistemit shëndetësor i cili rrezikohet mund të bëhet kolaps. Britania e Madhe e cila kapi këto mutacione të para ku ka një korrelacion, ku siç duket ka ndodhur në Afrikën e jugut, pra kishte meritën ku i kapi e para këto gjëra ku i diagnostifikoi dhe nuk i mbajti të fshehta siç bëri Kina për javë të tëra në periudhën e parë e cila u bë shkak për shpërndarjen mjaft të madhe të epidemisë dhe tani po shikohet a ka përhapje dhe a është i lokalizuar Afrika e Jugut me Britaninë e Madhe për të penguar sa më shumë përhapjen e mëtejshme të këtij virusi, por nuk duhet parë si katastrofë se masat mbrojtëse do jenë po ato masa që kanë qenë edhe më përpara, dhe një prej atyre masave kryesore është përshpejtimi dhe zgjerimi sa më i shpejtë i vaksinimit të popullsisë si elementi më efikas për t’u mbrojtur qoftë prej virusit të pandryshuar, qoftë edhe nga virusi i ndryshuar, por vaksina është ajo që zgjidhet për këtë periudhë. Vaksinat e gripit apdetohen çdo vit, sepse vaksina që është përdorur një vit më para për gripin e zakonshëm përdoret edhe për një vit më tej. Rëndësi ka që ato masa që do merren të jenë efikase ku dihen se kush janë, janë ato masa që filluan që të merren që në Mars dhe Shkurt në botë të cilët në atë periudhë kohe, duhet të forcohen më shumë sepse virusi vetë është bërë më i përhapshëm. Ne duhet të bëjmë atë që duhet bërë për tu mbrojtur nga Covid, dhe ne nuk kemi bërë atë që rekomandohet plotësisht për t’u mbrojtur, me daljen e këtij virusi të mutacionit duhet vaksinimi masiv i popullsisë dhe të marrim masat: test, test, identifikohu, izolohu, gjurmo dhe mjeko kolonë e cila tek ne është zbatuar absolutisht mjaftueshëm. Për numër popullsie ne jemi të fundit në Evropë, ku ne jemi të krahasueshëm me vendet e Afrikës, dje janë bërë 1200 testime kanë qenë PCR dhe 200-300 teste të shpejta dhe testet që janë bërë dje kanë arritur shifrën 1900 teste, testet duhen shumëfishuar sepse pozitiviteti i testimeve të pranueshme janë 90%. Testet e shpejta duhet të bëhen kudo”, tha Shehi.

Top Channel