Tronditje e fortë tërmeti në Siçili, magnituda 4.9

22/12/2020 22:00

Një tronditje e fortë tërmeti u verifikua sonte rreth orës 21,27 në juglindje të ishullit të Siçilisë në Itali.

Llogaritjet provizore jepnin magnitudën e tërmetit nga 4.9 deri në 5.4 dhe epiqendrën në zonën e Ragusa.

Tronditja ishte relativisht e fortë dhe u ndje në të gjithë Sicilinë lindore.

Në zonën e Ragusano, shumë njerëz dolën në rrugë nga banesat. Për momentin nuk ende njoftime për dëme por prej intensitetit të lartë mund të raportohen më vonë pasoja.

Sipas raportimeve tronditja kishte zgjatur disa sekonda.

Kjo zonë e Siçilisë  është nga ato sizmike më të ndjeshme në Mesdhe, të pjesës  së njohur si iblo-malteze, ku në 1693 ndodhi tërmeti shkatërrimtar i Val di Noto.

Top Channel