Tom Hanks dhe bashkëshortja e tij Rita Wilson

Tom Hanks dhe gruaja e tij, Rita Wilson ishin ndër personazhet e parë që u prekën nga COVID-19.

Aktori i njohur tashmë ka bërë të ditur se ai dhe Rita do të marrin vaksinën kundër virusit vdekjeprurës.

“Ne do të vaksinohemi, pasi njerëzit duhet të marrin të vërtetën”, është shprehur ai.

Një veprim të tillë ai ka thënë se do ta bëjë në publik, për t’i inkurajuar edhe Barak Obama, George W. Bush dhe Bill Clinton. Hanks përndryshe rrëfeu pak edhe momentin e infektimit, duke treguar se qëndruan të izoluar për një kohë të gjatë.

Në atë kohë, në mars të këtij viti, aktorët kishin qenë në Australi, për të xhiruar një film.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel