Këngëtari publikoi të hënën këngën, “Afterglow”. Është kënga e parë që ai publikon pasi u bë baba me fëmijën e parë në muajin  gusht.

Në të këndon: Ne ishim të dehur nga dashuria duke pritur për një mrekulli / Mundoheshim të gjenim veten në borën e dimrit / Kaq të vetëm në dashuri sikur bota ishte zhdukur.

Sheeran ndau këngën në Instagramin e tij me një video shoqëruese, “Hej djema. Afterglow është një këngë që shkrova vitin e kaluar dhe doja ta publikoja për ju. Nuk është kënga e parë nga albumi tjetër, është thjesht një këngë që e dua dhe shpresoj që edhe ju ta doni. Shijojeni!

Sheeran është tashmë babai i një vajze që quhet Lyra Antarctica Seaborn Sheeran.

Ne jemi plotësisht të dashuruar me të. Nëna dhe foshnja po bëjnë mrekulli dhe ne jemi mbi re”,-shkroi ai në atë kohë. “Shpresojmë që ju të mund ta respektoni privatësinë tonë. Shumë dashuri dhe do të shihemi kur të rikthehemi.

Mesa duket, kantautori mori kohën e nevojshme për tu rikthyer dhe ju mund të dëgjoni “Afterglow”.

Top Channel