Putin nënshkruan ligjin e imunitetit të përjetshëm për ish-presidentët rusë

22/12/2020 20:22

Legjislacioni i ri i jep ish-udhëheqësve të vendit dhe familjeve të tyre imunitet nga ndjekja penale.

Vladimir Putin ka nënshkruar sot ligjin që i jep ish-presidentëve  të Rusisë imunitet pas largimit nga posti, për çdo krim të kryer gjatë jetës së tyre.

Ata gjithashtu nuk do të mund të merren në pyetje nga policia, të kontrollohen apo të arrestohen.

Legjislacioni është pjesë e amendamenteve kushtetuese të aprovuara  kësaj vere, bashkë me dekretin që i lejoi 68 vjeçarit Putin, të qëndrojë në zyrë deri në 2036, nëse zgjidhet me votë.

Para ligjit të ri, presidentët kishin imunitet nga ndjekja penale vetëm për krimet e kryera gjatë kohës së ishin në post.

Aktualisht, një ish-president mund të humbiste imunitetin vetëm nëse akuzohet tradhti apo krime të rënda, me konfirim të gjykatës së lartë dhe asaj kushtetuese.

Sot legjislacioni u kalua nga dhoma e ulët e parlamentit Duma, ku gjithashtu u kalua dekreti i “informacionit konfidencial”  për punonjësit e sistemit të drejtësisë në Rusi, të agjencive të rendir ligjor dhe atyre ushtarake.

Top Channel