Pamjet që nuk duhen humbur! Aktori i famshëm nxjerr në shitje vilën e tij “të beqarisë” (FOTO)

22/12/2020 15:36

Aktori i famshëm, Zac Efron, po shijon një romancë të re dashurie dhe duket se dhe dalëngadalë po i thotë “lamtumirë” beqarisë.

Mediat e huaja shkruajnë se ai është arratisur drejt Australisë me dashurinë e tij të jetës, ndaj “shtëpia e beqarit” duket se nuk i hyn më në punë.Për këtë arsye, Efron ka nxjerrë në shitje shtëpinë e tij në Los Angeles. Aktori e bleu këtë shtëpi për 5.8 milion dollarë, ndërsa vlera e saj ka shkuar tashmë 7.8 milion dollarë.

Vila trekatëshe ka shumë dhoma dhe një pishinë rrethore, ndërsa fotot e mëposhtme jua tregojnë më mirë.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel