Vijojnë hetimet intensive të autoriteteve italiane lidhur me vrasjen e çiftit shqiptar Shpëtim dhe Teuta Pasho, të zhdukur që prej vitit 2015.

Sipas asaj që raporton TGCom, një grua është arrestuar për rastin në fjalë. Bëhet fjalë për Elona Kaleshën, ish të dashurën e djalit të çiftit, i cili është në një burg në Zvicër.

Autoritetet nuk japin shumë detaje rreth arsyeve që çuan në prangosjen e 36-vjeçares, edhe ajo shqiptare. Çifti Pasho pas vrasjes u copëtua dhe u vendos në katër valixhe, të cilat u gjetën disa javë më parë. Nga mbetjet e gjetura në katër valixhet doli se gruaja kishte veshur një fustan dhe burri pizhame, por nuk ka ende prova se ata janë sulmuar në gjumë.

Ajo që dihet është se ata ishin në shtëpi dhe nuk kishin dyshuar se do të gjendeshin në një situatë të rrezikshme. Ata mund të jenë tradhtuar nga dikush që e njihnin dhe më pas janë sulmuar egërsisht. Burri u godit me thikë në fyt, ndërsa gruaja u rrah barbarisht.

FOTO GALERI
3/6

Top Channel