Manjola Nallbani tërhiqet nga “Festivali i Këngës”, shkak infektimi me covid-19

22/12/2020 09:49

“Ora e jetës” titullohej kënga me të cilën këngëtarja konkuroi në festivalin e fundvitit. Por pas natës  së parë të festivalit, Manjola tregon arsyen që e detyruan të tërhiqej.

Këngëtarja është shprehur se nuk ka marrë pjesë në prova pasi ishte e infektuar me covid-19 dhe përveç kësaj organizimin në ambjent të hapur e konsideron rrezik për shëndetin.

Unë jam tërhequr nga Festivali, sepse gjatë kohës që bëheshin prova dhe përgatitje nga konkurrentët e tjerë, unë kam qenë me Covid. Përveç kësaj, sepse tani jam më mirë, por kryesorja (e tërheqjes nga gara) është që Festivali do të mbahet jashtë në shesh dhe unë nuk mund të rrezikoj shëndetin përsëri në një kohë që jam duke u rikuperuar dhe duhet të kem kujdes”, është shprehur Nallbani.

Tashmë ajo e ka kaluar betejën më koronavirusin por tregon se nuk ka qenë aspak e lehtë dhe e ka përjetuar keq.- “Shumë e kalojnë si një grip! Për mua nuk ishte i tille! Përjetova shqetesime qe nuk i kam provuar kurrë nga nje grip i thjeshtë! Jo vetëm per shqetesimet fizike po sidomos gjendja psikologjike sepse fakti qe është i pabesë dhe nuk di çfare të sjell as minuti te tremb sigurisht!”

Duket se ka qenë periudhë e vështirë për artisten, pasi pak ditë më parë humbi xhaxhanë me të cilin ishte shumë e afërt dhe e konsideronte si baba të dytë. –“Une humba me ty jo xhaxhain po njeriun e mençur, shpirt madh si rrallë kush e mikun që nuk do ma zëvendesojë askush!

Top Channel