Valmir Aliçkaj nga Deçani kontaktoi familjen e vajzës sapo pa njoftimin në rrjetet sociale për ndihmë.
Nazllëja nga Deçani ka nevojë urgjente për transplant veshke dhe pasi të bëhen analizat e nevojshme, Valmiri është i gatshmë ti nënshtrohet operacionit të dhurimit.
I pyetur në “Shqipëria live” përse morri këtë vendim, ai shprehet: “Jam vetë babai i një vajze 6 vjeçare dhe e ndjeva si detyrim, kështu që kontaktova menjëherë familjen më pas takova vajzën. Nuk e diskutova më parë me asnjë”.
Në lidhjen direkte, ai u shfaq bashkë me vëllain e vajzës dhe duke shpresuar që veshka e tij të përputhet shprehet se tashmë janë një familje dhe Nazllën do ta shohë si motër.
Po ashtu familja ka kontaktuar me Ministrinë e Shëndetësisë për ndihmë dhe janë në pritje të përgjigjes.
Top Channel