Gjatë pandemisë njerëzit kuptuan se sa e rëndësishme është karta e kreditit

22/12/2020 13:29

Ky vit që po lemë pas ishte ndoshta ai që na vërtetoi më shumë se kurrë se duhet t’i vlerësojmë gjërat që kemi, të jemi të kujdesshëm, të përgjegjshëm dhe të vlerësojmë lirinë.

Që prej fillimit të karantinës njerëzit kuptuan se alkoli, dezinfektimi, antibakteriali, maska dhe distanca do të ktheheshin në fjalët më të përdorura të 2020-ës. Megjithatë karantina nuk pati vetëm ngarkesë negative… Në fakt falë kësaj periudhe të vështirë njerëzit u bënë më kreativë, zhvilluan imagjinatën dhe përdorën më pak lekë kesh. Shumë biznese online u zhvilluan gjatë karantinës dhe vazhdojnë të ngrihen nga dita në ditë. Shitjet online ishin zgjedhje dhe zgjidhje…

Duke mos patur kontakt ne paratë ‘cash’ zvogelohet mundesia e infektimit nga prekja e tyre. Se të themi të vërtetën askush nuk ka dëshirë të lagë paratë me alkol. Një zgjidhje shumë e zgjuar ishin kartat e kreditit, të cilat në fakt aty kanë qenë gjithmonë, por në këtë periudhë njerëzit u dhanë rëndësi më të madhe. Në të gjithë botën u shtua mbi 70% përdorimi i kartave të kreditit për blerjet online, madje edhe të ushqimeve. Njerëzit u mësuan të bëjnë pazaret online duke evituar dyqanet, supermarketet.

Shqiptarët nuk e kishin menduar kurrë që edhe makaronat apo mielli, veç veshjeve, mund të bliheshin me një klik dhe me kartë krediti, por ja që ndodhi. Në Shqipëri ka shumë banka të cilat ofrojnë kartë krediti, por nëse merrni informacionin e duhur do të kuptoni që Banka OTP ofron kartën më të mirë.

Mund të bëni rezervimet për pushime në booking brenda edhe jashtë vendit. Ky vit i lodhshëm mund të na largojë stresin me një fundjavë të bukur në jug apo në veri të Shqipërisë duke shpenzuar fondet që banka ju vë në dispozicion të cilat i ktheni në muajt në vazhdim me këste të vogla ose pagesën minimale dhe nëse e bëni këtë në kohën e duhur, nuk paguani as interes. Blerjet e elektroshtëpiakeve, dhuratat e fundvitit e pse jo t’i beni vetes dhuratë trajtimet që keni dëshirë nuk mund të presin ditën që ju kalon rroga, karta e kreditit është aty për t’ju plotësuar dëshirat në çdo moment. Shumë njerëz që tashmë e kanë “miken” më të mirë mund t’ju tregojnë sa e thjeshtë bëhet jeta kur ke një kartë krediti edhe nëse nuk ke para me vete.

Top Channel