Gati për vaksinën! Itali, një infermiere e para

22/12/2020 19:59

Do të jetë një grua, një infermiere, personi i parë që do të marrë vaksinën anti covid në Itali.

Gjithçka është gati tashmë në institutin Spallanzani në Romë, për fillimin e vaksinimit që është programuar të ndezë motorët më 27 dhjetor në të njëjtën kohë në të gjithë Evropën. Vaksinën do ta marrë edhe një operator sanitar, një kërkuese dhe dy mjekë.

Do të jetë ushtria ajo që do të marrë në dorëzim vaksinat që do të vijnë nga fabrika e Pfizer në Belgjikë. Shpërndarja është planifikuar me urgjencë dhe vaksinat do të mbërrijnë në Itali më 24 dhjetor.

Fillimisht ajo do të ruhet në ambientet e institutit Spallanzani dhe nën kujdesin e ushtrisë do të shpërndahet dhe administrohet në 21 qendra kombëtare.

Ndërkohë, sipas një sondazhi të kryer së fundmi, në Itali, dy persona nga tre gjithsej, ose ndryshe 67 për qind e të anketuarve, thonë se do ta bëjnë vaksinën.

Shifra rritet tek të moshuarit në mbi 84 për qind. Rezultatet, thonë zyrtarët – tregojnë një sjellje të përgjegjshme të italianëve. Sipas studimit, personat më të arsimuar janë më të hapur ndaj vaksinës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA