Çuçi në Open: S’do doja që polici të ketë fytyrën e politikanit, as timen

22/12/2020 21:43

Ministri i ri i Brendshëm i vendit, Bledi Çuçi është i ftuar ditën e sotme në emisionin “Open” në Top Channel.

Ai tha se policia duhet të ecë në këtë trajektore që është tani, duke mos devijuar rrugën.  Ministri është shprehur ndryshe nga paraardhësi i tij që tha se tek çdo polic do të shikoni fytyrën time. Çuçi tha se nuk do të donte që polici të ketë fytyrën e politikanit dhe as të tij.

“Meraku është që performanca nuk varet nga vullneti dëshira përkushtimi që ka një min i b në punë por varet më së shumti nga rrethanat dhe politika, në fund të fundit kur të mbaroj mandatin notën nuk do e marr për angazhimin por do ta marr nga rrethanat që nuk varen nga unë. Mendoj që duhet ët vazhdojmë të ecim në këtë trajektore, nuk do të doja që polici të ketë fytyrën e politikanit, as timen”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA