Britani/ Fushatat paralajmërojnë mësim online, Patel: Mësimi online katastrofë për fëmijët e varfër

22/12/2020 14:57
Shkollat në Britani

Pandemia ka ndryshuar të gjithë rrjedhën e botës, ku prindërit po ‘tremben’ nga perspektiva e mbylljes së shkollave gjatë janarit, teksa Britania po lufton me llojin e ri të koronavirusit.

Njoftimi i parë ishte se fëmijët do të ktheheshin në shkolla javën e parë të Janarit, por kjo datë ndryshoi duke u dhënë vendimi i ri se shkolla do të fillojë në 11 Janar.

Në një intervistë, Sekretarja e Brendshme, Priti Patel, tha se nxënësit do të ktheheshin në shkolla nëse ata do ju nënshtroheshin testimeve masive që do të bëhen nëpër shkolla.

Ky reagim i Patel erdhi pasi një burim qeveritar tha se ditën e hënë disa shkolla mund të qëndronin të mbyllura deri në shkurt mes frikës se fëmijët kanë më shumë të ngjarë të kapin llojin e ri mutant të koronavirusit.

Prindërit kanë bërë mbledhje në shkollat ku kanë fëmijët e tyre duke transmetuar shqetësimet e tyre, ku disa prej tyre thanë se ishin ‘frikësuar’ nga mundësia e një vonese për hapjen e shkollave.

Një tjetër prind tha se si bllokimi i parë në muajin Mars, kur ka parë shkollat që ishin të gjitha të mbyllura në të gjithë vendin ka qenë i tmerrshëm për arsye sepse “faji” që ndienin kur shikonin fëmijët e tyre para ekraneve të telefonave dhe tabletave për 10 orë në ditë ishte shumë shqetësuese.

Sindikata më e madhe e mësimdhënies në Britani kishte kërkuar që klasat të zhvendoseshin në mësim online për dy javë pas Krishtlindjeve për t’i dhënë stafit të shkollës mundësinë për t’u vaksinuar kundër Covid-19.

Por, ish-drejtori Chris McGovern, i Fushatës për Edukimin e Vërtetë, tha se mbylljet e shkollave ishin ‘katastrofike’ për fëmijët më të varfër në vend dhe se sindikatat e mësimdhënies po ‘luanin një lojë politike’.

Zonja Patel në një intervistë në Sky Neës tha:

“Ne duam që të mbajmë shkollat e hapura, më lejoni të jem e qartë për këtë, ne do të marrim të gjitha masat e duhura rreth mbrojtjes së fëmijëve, shëndetit të fëmijëve dhe gjithashtu mbrojtjes së mësuesve dhe pjesës tjetër të popullsisë. Por, unë dua të theksoj rolin që luan testimi masiv. Testimi masiv është duke u zhvilluar në të gjithë vendin siç e dimë dhe ne padyshim kemi folur për testimin masiv në shkolla dhe kjo është diçka që është duke u diskutuar tani në të gjithë Qeverinë për Janarin kur shkollat ​do të fillojnë​.”

Top Channel