Balerini shqiptar që kërcen me taka mbi 20 cm: Para dy vitesh nuk më pëlqente, tani jap mësim nëpër shkolla

22/12/2020 15:07

Ervis Likmeta, balerini shqiptar që jeton në Greqi tregon për “Shqipëria live” si është të kërcesh në tub me taka mbi 20 cm.

Djali nga Bilishti e ka zhvilluar profesionin e tij në Greqi dhe thotë se grekët e kanë pëlqyer shumë këtë lloj kërcimi.

Ende nuk ka dhuruar një performancë në Shqipëri, por e ka në planet e tij, pavarësisht se si do të pritet nga ndjekësit.

Në fillim nuk më pëlqente, kisha frikë se do paragjykohesha, tani jap mësim në disa shkolla në Greqi, duke përfshirë dhe kërcimin mbi taka”- tregon balerini.

Ervisi është i vendosur të vazhdojë dhe ka synime për më tej, madje tregon se ka pasur oferta nga një koreograf që do ti jepte mundësinë të kërcejë në koncertet e Jenifer Lopez nëse shpërngulet në Amerikë.

Top Channel