Anglia dërgon ushtrinë për testimet e shoferëve të kamionëve të bllokuar në portin drejt Francës (Foto dramatike)

22/12/2020 16:05

Kryeministri britanik Boris Johnson raportohet se do të dërgojë ushtrinë për testimet masive të 1,500 shoferëve të kamionëve të bllokuar në radhët gjigande drejt portit të Dover drejt Francës, deri në hapjen e kufijve të kontinentit.

Një zhbllokim i ngërçit për kamionët me mallrave drejt Evropës raportohet se do të vijë për disa orë pasi Komisioni Evropian i ka kërkuar presidentit francez Emmanuel Macron të tërhiqet për ndalimin e kamionëve në kufij.

Burimet qeveritare thonë se Macron ka pranuar tashmë ofertën e Britanisë për testimin e shoferëve të kamionit para lejimit në Francë, me testimet e shpejta që japin rezultat brenda një ore.

KE kritikoi sot politikën e Francës në lidhje me frikën e ekzagjeruar për variantin e ri të koronavirusit, duke thënë se reagimi i tyre është i egzagjeruar.

Ministrja e brendshme britanike Priti Patel tha sot se më shumë se 650 kamione ishin grumbulluar në radhë në autiostradën M20, dhe 873 të tjerë ishin parkuar në aeroportin Manston për të evituar bllokimin e plotë të rrugëve.

Kjo është një ndryshim shokues nga deklarata e kryeministrit Boris Johnson i cili tha se vetëm 170 po presin për të kaluar në portin e  Dover.

Ministrja e brendshme tha për BBC Radio 4: “Mendoj se është e rëndësishme të dallojmë ndryshimet e shifrave.”

FOTO GALERI
1/3
Kamione mallrash te parkuar ne aeroportin e KentKent

Top Channel