Ish-kryeministri Kurti nuk ka shkuar për raportim në komision për menaxhimin e pandemisë COVID-19.
Në Komisionin Hetimor Parlamentar, në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit Covid-19 është duke dhënë dëshminë e tij Nenad Rashiq, ish-udhëheqës i Zyrës për Komunitete në zyrën e kryeministrit të Republikës së Kosovës.
Para këtij komisioni, sot ishte paraparë që të intervistohej edhe ish-kryeministri i Kosovës, njëherazi edhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili nuk do jetë i pranishëm për shkak të rrethanave politike të krijuara në vend pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Kështu bëri të ditur kryesuesja e këtij komisioni, Mimoza Kusari-Lila.
Në mbrëmjen e së hënës, Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim që vendi të shkojë në zgjedhje, pasi vota e deputetit Etem Arifi është shpallur e pavlefshme.
Top Channel