Wake Up/ Blerta Bashkolli rrëfen historinë e vërtetë të Fahrijes për filmin “Zgjoi”

21/12/2020 12:48
Blerta Bashkolli

Regjisorja Blerta Bashkolli,  përmes lidhjes me Skype në ‘Wake Up’, ka folur për historinë e vërtetë të Fahrijes për filmin “Zgjoi”.

Ajo tha se filmi që ka përcjellë është bazuar në një histori të vërtetë dhe ideja e saj ka filluar në momentin kur ka dëgjuar një histori në të cilën paragjykohet një grua për punën e saj.

 “Unë e kam dëgjuar si tregim kur kam qenë në Amerikë për studime bashkë me të dashurin kemi qenë duke i dëgjuar lajmet në Kosovë edhe kemi qenë duke dëgjuar një histori, ka qenë ai pikërisht shtyesi kryesor duke thënë hajde ta dëgjojmë këtë histori se po më duket shumë e mirë për fenë edhe që ti je njeriu i duhur që duhet të merresh me këtë film dhe kishim dëgjuar tregimin e saj në lajme sesi ka filluar të gjithë punën e saj si shofere, si është marrë me bletët dhe si është paragjykuar nga shoqëria, ku për mua ka qenë një tregim shumë interesant dhe pak paradoks në momentin që unë isha duke u munduar për të bërë diçka me jetën dhe karrierën time dhe kam dëgjuar një histori se pse një grua po paragjykohet pse po punon ku në fund të fundit për ti mbajtur fëmijët e saj. Kështu që jemi kthyer në Kosovë në 2011 dhe e kemi takuar së bashku me Armand Morinën ku kemi shkuar bashkë dhe e kemi takuar Fahrijen për ta pyetur se a do dëshironte ta bënte një film, por edhe për të na treguar historinë. Të them sinqerisht më shumë më ka impresionuar karakteri i saj pozitiv, energjik dhe gjithë ato ide që ka pasur më kanë inspiruar shumë dhe kam dashur gjithmonë që një karakter të tillë të fuqishëm të një gruaje shqiptare me e vendos në ekran se është e rëndësishme për kinematografinë ku edhe shikuesit e dinë që sa shohin filma ka karaktere femra, gra të fuqishme, por jo të mjaftueshme gjithmonë, ku më shumë ka burra karaktere kryesore në film mirëpo edhe për aspektin gjinor dhe për aspektin kombëtar për shkak se ne kemi gra shumë të forta dhe për fat të keq pak flitet për to, por edhe kohëve të fundit në politikë kemi gra të suksesshme, por edhe në fusha të ndryshme, por për mua ka qenë e rëndësishme edhe nga aspekti kombëtar të flas për një grua nga Kosova”, tha Blerta.

Top Channel