Wake Up/ Alban Korbi tregon përdorimin e aplikacionit ‘Panairi i Librit Online’

21/12/2020 13:08
Alban Korbi

Alban Korbi, Dekan i Fakultetit Ekonomik, ishte i ftuar në emisionin “Wake Up”, i cili ka folur për platformën online “Libri Universitar”.

Ai tha se për shkak të situatës në të cilën ndodhemi është e vështirë për studentët të cilët nuk jetojnë në Tiranë, dhe Fakulteti i Ekonomisë u bë në platformën online Libri Universitar, ku sapo studentat të aplikojnë mund t’ju dërgohet libri

“Për shkak të situatës e cila është e vështirë për studentët të cilët nuk jetojnë në Tiranë ishte e nevojshme të krijohej kjo lehtësi për të dërguar librat, literaturën që ata studiojnë në programet e studimit në vendet ku ata ndodhen, për këtë arsye Fakulteti i Ekonomisë u bë pjesë e platformës së aplikacionit Panairi i Librit, për t’ju ardhur në ndihmë studentëve sidomos atyre që nuk banojnë në Tiranë. Kjo është shumë e thjeshtë nëpërmjet aparatit celular ata duke përdorur aplikacionin mund të porosisin librin që ju duhet dhe më pas brenda 24 orësh fillon transporti për të shkuar menjëherë në destinacionin ku ata ndodhen. Kjo erdhi si nevojë e kohës, pra nuk është se ishte e menduar më parë përdorimi i këtij aplikacione apo përfshirja e librave universitar, por kjo mund të përdoret në të ardhmen si mundësi sepse aksesohet lehtësisht nëpërmjet celularit ku mund të të vijë në ndihmë edhe pasi të kalojë kjo situatë. Do të vazhdojë të përhapet edhe në fakultetet e tjera. Kam përshtypjen se do të ketë në vazhdim, ku janë të gjithë titujt që studiohen në programet e studimit. Mësimi online ka vështirësi, ku auditorin nuk mund ta zëvendësojë 100%, në masat që po merren për internetin Rektorati i Universitetit të Tiranës ka kërkuar që në javët e para të këtij semestri këtë informacion në lidhje me studentët që i përkasin kategorive të familjeve në nevojë për të lidhur marrëveshje me kompanitë celulare për t’ju ofruar internet falas”, tha Albani.

Top Channel