Edhe Shqipëria, thuajse si gjithë Evropa ka ndaluar fluturimet me Mbretërinë e Bashkuar.

Ky vendim ka ardhur pas zbulimit të variantit të ri të koronavirusit në Britaninë e Madhe.

Kujtojmë se sot në  Aeroportin e Rinasit ka mbërritur në orët e parë të mëngjesit të sotëm avioni i parë nga Londra.

Ndërkohë që në Rinas për ditën e nesërme ishin parashikuar tre fluturime që do të mbërrinin nga Londra: Në orën 01:25, i dyti në orën 11:20 dhe fluturimi i tretë do të jetë në 11:25.

Ndërkohë në rajon, edhe Maqedonia e Veriut ka bllokuar fluturimet në B ritaninë e Madhe për të frenuar përhapjen e variantit të ri të virusit britanik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA