Xhirimet e filmit “Mision Impossible” duket se kanë sjellë një dashuri të re për aktorin amerikan Tom Cruise.

Thuhet se ylli i Hollywood-it ka krijuar një raport tepër të afërt me aktoren britanike, Hayley Atwell. Daily Mail shkruan se dy artistët janë bërë të pandarë me njëri-tjetrin.

“Izolimi dhe të gjitha pengesat e tjera, i afruan edhe më shumë . Ata rrinin edhe pas xhirimeve, dhe ajo ishte tashmë në shtëpinë e tij në Londër. Kalojnë shumë mirë dhe duket se janë të lumtur”, tha një burim për Daily Mail.

Javët e fundit, dyshja ka kaluar kohë në Romë, Venecia, Britani dhe Norvegji.

Tom Cruise nuk ka qenë në një lidhje serioze që nga divorci i tij me Katie Holmes në vitin 2012, ndërsa Hayley i dha fund romancës me një mjek anglez disa muaj më parë. Para Katie-t, Tom Cruise ishte gjithashtu i martuar me kolegen Nicole Kidman.

Hayley Atwell është një aktore amerikano-britanike që ka luajtur në një sërë filmash të famshëm si “Avengers”, “Christopher Robin”, “Ant-Man”, “Hirushja”, “Brideshead Revisited”, por edhe një seri prej të cilave më i shquari ishte roli i Peggy Carter në serialin “Agjentët e SHIELD” dhe Agjenti Karter.

FOTO GALERI
12/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA