Përndiqet për kredinë e të atit/ 19 vjeçarja ka frikë të nisë punë, akuzon ADCA

21/12/2020 15:43

Ira Kolgjini, ka qenë 12 vjeçe kur prindërit e saj janë divorcuar prej asaj kohe ajo nuk e ka takuar të atin. Por shoqëria ADCA, i dërgon letra për një borxh të të atit të saj pranë shoqërisë FINAL SHA.

Ky zarf i cili mban datën e 5 mars të 2020, u dorëzua në dorë të Irës më 22 tetor po të këtij viti e prej asaj kohe shoqëria ADCA I dërgon vajzës 19 vjeçare letrat e një kredie që ajo se ka marrë kurrë.

” Prindërit e mi janë ndarë para 7 vitesh. Babai nuk ka më kontakt me mua sepse prindi im kujdestar është nëna. Në datën 22 tetor më vjen në adresën e shkollës një zarf ga ADCA, aty shoh që debitor i një kredie ishte babi im, më të cilin nuk kam kontakt. U shqetësove sepse thashë përse më ishte dërguar mua. Vajta në polici e më thanë vajzë duhet t’i zgjidhesh vetë hallet tua. Më pas mora në telefon numrin që ishte shënuar në atë letër në fillim më doli i fikur, pastaj mu përgjigj një vajzë më ironi ok nuk të shqetësojmë më. Nuk e besova dhe shkova në zyrë e e ribëra ankesën timë, ok nuk të shqetësojmë më.

Historia nuk përfundon këtu. Një tjetër letër që mban datën 14 prill të 2020, në muajin dhjetor dorëzohet përsëri tek shkolla e Irës. Kësaj here ishte ADCA dhe Micro Credit Albania që informon Irën për borxhet e babit të saj.

“Por në datën 10 dhjetor më vjen përsëri një zarf ku thoshte që emri ishte ndryshuar në MCA. Pasi unë jam ankuar njëherë tek ajo zyrë përse duhet të më vijë përsëri ky zarf. Unë nuk kam të bëjë me debitor, nuk kam asnjë lidhje me të përse më shqetësojmë?! ”

Letrat e ADCA-së janë shqetësuese për Irën.

“Ne tani nuk jam në marrëdhënie punë, por nesër mund të nënshkruaj një kontratë kam frikë se mos kjo kompani më zhvat paratë nga llogaria ime. Ky është shqetësimi im. ”

Top Channel se bashku me Irën shkuan pranë zyrave të ADCA-së, për të kërkuar shpjegimin se përse ajo shqetësohet vazhdimisht nga letrat e tyre. Qytetarët apo dhe klientët e ADCA-së sa herë që duhet të trokasin tek dera e kësaj shoqëria, përballen më këtë sjellje.

Kjo është e tre herë që Ira kërkon të shpëtojë nga ADCA. përgjigja ishte shpresoj të gjejmë zgjidhje.

” Këtë herë më duhet ta sqaroja përsëri situatën dhe më tha që të bëjë një shkresë ku adresoja shqetësimin tim. më kërkuan firmën në fund, por nuk e dhashë kam frikën e falsifikimit. lash numrin e telefonit. Dhe përgjigja e tyre ishte shpresoj të zgjidhet. ”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA