Një zyrë për këshilla karriere/ Ndihmon të rinjtë për të zgjedhur një profesion

21/12/2020 12:19

Të gjithëve ne na mundon pyetja çfarë profesioni do të zgjedh, çfarë karriere do të ndërtoj. Në kushtet kur shumë të rinj mbarojnë një shkollë dhe punësohen në sektorë, që nuk kanë lidhje me diplomën, atëherë, diçka ka munguar.

Për këtë arsye në vendin tonë ka nisur të funksionojë zyra e Këshillimit ë Karrierës.

“Këshillimi i Karrierës tek ne është futur shumë vonë. Ne tani kemi mësuar edhe termat për Këshillimin e Karrierës.

Në Zvicër p.sh. zyra e Këshillimit të Karrierës është hapur para 100 vjetësh.

Specialistët e zyrës sonë do të shkojnë nëpër shkolla, duke bërë testet e standardizuara, apo modulet, ku fëmijët të gjejnë veten. Ndërsa për maturantët, duke qenë se fillojnë së shpejti aplikimet për universitet, pikësëpari, bëhet testi, ku shikohet se ku i ka prirjet maturanti, cilat janë aftësitë e këtij individi.

Ne si këshillues, bëjnë ndërmjetësimin midis dëshirave të maturantit, por edhe aftësive të maturantit, por duke parë edhe tregun e punës.

Ne kemi përzgjedhur 200 profesionet më të rëndësishme për këshillim, duke filluar nga hidrauliku deri tek  punonjësi social e financieri.

Do të merret informacion deri në detaj se ku janë mundësitë e punësimit për këto profesione.Ne kemi një zyrë të Rruga e Elbasanit, ku kanë akses të gjithë”.

Top Channel